Johnsoni edhe një natë e kaloi në kujdesin intensiv
Kryeministri britanik, Boris Johnson, kaloi të martën natën e dytë në kujdes intensiv.
Johnsoni është diagnostikuar me koronavirus më 27 mars.
Kryeministri po mbahet në spitalin “St. Thomas” të Londrës “për monitorim të afërt”, njoftoi qeveria britanike.
Zëdhënësi i Johnsonit tha se gjendja e tij “është stabile”.
Johnsoni është shtruar në spital më 5 prill për shkak të simptomave të vazhdueshme të sëmundjes, ndërsa të hënën mbrëma është transferuar në kujdes intensiv.
Mbretëresha britanike, Elizabeth II, i ka dërguar mesazh familjes dhe partneres së tij, duke thënë se ata janë në mendjen e tyre.
Më shumë detaje për gjendjen e Johnsonit priten gjatë ditës.
Sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab, i cili po e zëvendëson Johnsonin, tha se është i bindur se kryeministri do të shërohet.