Johnsoni: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit tjetër
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, gjatë një konference në Delhi, ka thënë se është një “mundësi realiste” kur u pyeture nëse ai pajtohej me inteligjencën që sugjeronte se bombardimet ruse të Ukrainës mund të vazhdojnë deri në fund të vitit të ardhshëm.
“Putini ka një ushtri të madhe. Ai ka një pozicion shumë të vështirë politik, sepse ka bërë një gabim katastrofal. E vetmja mundësi që ai tani ka, me të vërtetë është të vazhdojë të përpiqet të përdorë qasjen e tij të tmerrshme, të ashpër të drejtuar nga artileria, duke u përpjekur të shkatërrojë ukrainasit”, ka thënë Johnsoni.
Kryeministri britanik ka shtuar se “pa marrë parasysh” epërsinë ushtarake që Vladimir Putin mund të jetë në gjendje të sjellë gjatë muajve të ardhshëm “ai nuk do të jetë në gjendje të pushtojë frymën e popullit ukrainas”.