Johnsoni: Marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Britanisë do të jenë ‘sensacionale’
Marrëdhëniet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara do të jenë “sensacionale” tani që Boris Johnson është kryeministër i Britanisë, ka thënë ambasadori amerikan në Mbretërinë e Bashkuar, Woody Johnson.
Ai i ka thënë “BBC”-së, se të dy kanë shumë të përbashkëta sa i përket stilit të udhëheqësisë së tyre dhe kërkojnë që “gjërat të kryhen”. Sipas tij, një Brexit pa marrëveshje nuk do të ndikojë në aftësinë e Britanisë për të nënshkruar një marrëveshje tregtare më ShBA-në.
Presidenti amerikan ka mirëpritur lajmin për ngritjen e Johnsonit në detyrë, duke thënë se ai do të bëjë “punë të mrekullueshme pas, sipas tij, ai është “Trumpi i Britanisë”.
Një mbështetës i idesë së largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, Trump ka qenë kritik i ish-kryeministres britanike, Theresa May, sa iu përket negociatave me bllokun evropian. Në mes tyre ka pasur tensione edhe për ndryshimet klimatike, si dhe rreth qëndrimeve të presidentit amerikan për racën dhe imigrimin.