Johnsoni: Në Srebrenicë u krye gjenocid, do t’i luftojmë mohuesit e krimeve

13 korrik 2022 | 15:23

Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka nisur seancën e Parlamentit në Londër duke kujtuar ngjarjet e ndodhura para 27 vjetëve në Bosnjë e Hercegovinë.

“Këtë javë ne kujtojmë gjenocidin e kryer në Srebrenicë, dhe viktimat e këtyre ngjarjeve të tmerrshme. Ne duhet të mësojmë nga mësimet e historisë dhe të bëjmë nga ana jonë krejt çka është e mundur që të ndalojmë që një gjë e tillë të mos ndodh më kurrë. Ne do vazhdojmë të luftojmë mohuesit e krimeve të luftës në Bosnjë e Hercegovinë dhe vende tjera”, ka thënë Johnsoni.

Më 11 korrik 1995, forcat policore, militare e paramilitare të Republikës Serbe në Bosnjë, kanë vranë mbi 8 mijë burra e djem boshnjak. Kjo masakër njihet si vrasja më e madhe ndaj civilëve në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët nga treva të ndryshme shqiptare do t’ia mësojnë nesër…