Johnsoni nesër del në punë

26 prill 2020 | 08:51

Kryeministri britanik Boris Johnson do t’i kthehet punës të hënën (27 prill) ka njoftuar një zëdhënëse e Downin Street, e cila ka thënë se Johnsoni është shëruar tërësisht nga koronavirusi, shkruan “Reuters”.

Ai do ta marrë sërish nën kontroll qeverinë e cila ndodhet nën presion të madh si pasojë e rënies ekonomike që është shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Në Britani të Madhe deri tani janë regjistruar 20 000 vdekje si pasojë e Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa shefa të mafive italiane janë liruar nga burgjet në…