Johnsoni përballet me akuza të reja

10 korrik 2022 | 08:16

Kryeministri britanik Boris Johnson po akuzohet se u përpoq t’i siguronte punë një gruaje gjatë kohës që ishte kryebashkiak i Londrës me të cilën thuhet se ka pasur marrëdhënie seksuale.

Raportohet se Johnsoni ka lobuar që gruaja të ketë një punë në Bashkinë e Londrës derisa ai ishte kryebashkiak.

Një emërim i tillë u bllokua nga një figurë e lartë e bashkisë, pasi Kit Malhouese supozoi se dyshja kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë të papërshtatshme, sipas “Sunday Times”.

E këto akuza thuhet se Johnsoni i ka pranuar.

Sipas raportimeve të muajit të kaluar, Johnsoni ka ndikuar edhe në punësimin e gruas së tij, Carrie Johnson, si shefe e stafit të tij, gjatë kohës që ishte sekretar i jashtëm.

Ai, po ashtu, akuzohet se i ka ndihmuar afaristes amerikane Jennifer Arcuri të fitojë qasje në udhëtimet për punë të financuara nga taksapaguesit derisa ka qenë kryebashkiak i Londrës. Arcuri më vonë tha se ka pasur një lidhje me Johnsonin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Gjermani kanë hapur hetimet pasi një feste tradicionale…