Johnsoni pritet të lehtësojë masat kundër Covidit në mars
Qeveria britanike planifikon të heqë masat kufizuese në mars. Johnson ka theksuar se Britania duhet të mësojë të jetojë me koronavirusin.
Sipas një raporti të “The Guardian”, duke cituar një burim të lartë, qeveria e Johnson po shqyrton heqjen e karantinës së detyrueshme për personat që janë diagnostikuar me Covid-19.
Duhet theksuar se mosrespektimi i izolimit gjobitet deri në 10 mijë paundë dhe është një nga masat më të ashpra të vendosura gjatë pandeminë, vlefshmëria e të cilit skadon në muajin mars.
Masa të tjera që do të shfuqizohen janë detyrimi i shtetasve britanikë për të dhënë adresën e tyre në shërbimin e gjurmimit të kontakteve dhe për të deklaruar të dhënat e të gjithë personave që jetojnë me ta në të njëjtën familje, raporton “abcnews.al”
Planet për heqjen e masave në Angli, duke përfshirë pasaportat e koronavirusit, pritet të hiqen në fillim të javës së ardhshme, por detyrimi për të mbajtur maskën në dyqane dhe në transportin publik do të mbetet në fuqi.
Sipas “The Guardian”, certifikatat Covid-19 dhe rregullat e punës nuk ka gjasa të mbeten në fuqi pas 26 janarit dhe detyrimi për një test negativ për udhëtarët që kthehen nga jashtë ka të ngjarë të hiqet. Planet e qeverisë britanike për të lehtësuar ose hequr kufizimet vijnë pas rënies së rasteve dhe të dhënave së vala e fundit e “Omicron” ka marrë fund.
Sipas informacioneve, indeksi i pozitivitetit ka rënë në më pak se 6 për qind.