![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/maxresdefault-3-600x360-1.jpg)
Johnsonit i bëhet vend në një ndërtesë në vendlindjen e Zelenskyt
19 gusht 2022
| 08:20
Në qytetin e lindjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryvyi Rih, u shfaq një mural i kryeministrit në largim të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Artistja që e bëri muralin tha se kjo vepër i kushtohej atij për shkak të angazhimit ndaj Ukrainës.
Korrespondenti i “Guardian”, Luke Harding, derisa po raportonte në këtë rajon, e pa atë duke e përfunduar muralin dhe ia bëri disa pyetje.
Fillimisht, ajo tha se Johnson ishte “cool” dhe se ishte mirënjohëse ndaj Johnsonit për mbështetjen e Ukrainës dhe dhënien e armëve.