“Joker”-i, filmi më fitimprurës
“Joker”-i është bërë filmi më fitimprurës i dalë nga librat komikë të të gjitha kohëve, pasi ka mbledhur më shumë se 950 milionë dollarë në arkën mbarëbotërore.
Ky film tregon historinë se si Arthur Fleck (luajtur nga Joaquin Phoenix) bëhet Joker, armik i Batmanit dhe një nga vrastarët më të famshëm të librave komikë ndonjëherë.
“Joker”-i tani ka fituar 15 herë më shumë sesa shuma e shpenzuar për t’u realizuar, raporton “Forbes”.
Regjisori Todd Phillips e bëri filmin me një buxhet prej 62.5 milionë dollarësh, një pjesë e buxhetit të shumë përshtatjeve të librave komikë.
“Avengers: Endgame”, filmi më i lartë bruto i të gjitha kohëve, ka fituar afër 2.8 miliardë dollarë, por kishte një buxhet prej 356 milionë dollarësh.
“Endgame” ka sjellë më shumë në arkë në përgjithësi, por “Jokeri” ka fituar më shumë në raport me atë sa është shpenzuar për t’u realizuar.