Joko Widodo rizgjedhet president i Indonezisë

21 maj 2019 | 11:21

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, është rizgjedhur në krye të shtetit me 55.5 për qind të votave, ka bërë me dije Komisioni i Përgjithshëm i Zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Indonezi janë mbajtur muajin e kaluar dhe Widodo e ka mundur rivalin e tij, Prabowo Subianto, gjeneral i pensionuar.

Rezultati është publikuar një ditë përpara se ishte e paraparë, për shkak të protestave të mundshme, në përgjigje të rezultatit.

Subianto, 67 vjeç, është zotuar se do të sfidojë çdo fitore të Widodos, duke e akuzuar atë për mashtrim në zgjedhje.

Tensionet janë rritur pasi policia, më 17 maj ka thënë se ka arrestuar dhjetëra islamistë, nën dyshimet për planifikim të sulmeve në demonstratat politike që do të mund të pasonin shpalljen e rezultateve.

Rreth 32 000 forca të sigurisë janë vendosur në kryeqytetin e Xhakartës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova,…