Jolie: Fëmijët janë më të cënuarit nga Covid-19

12 prill 2020 | 15:39

Duke qenë se vazhdon të besohet se fëmijët janë më së paku të rrezikuar nga koronavirusi, aktorja Angelina Jolie mendon ndryshe.

Aktorja e famshme Angelina Jolie ka dhënë një intervistë për revistën “Time” ku shprehet se edhe fëmijë mund të preken shumë më shumë nga  koronavirusi.

Ajo është shprehur se qeveritë duhet të marrin masa për t’i mbrojtur ata.  Jolie ka theksuar faktin se fëmijët janë më rezistentë ndaj simptomave të Covid-19, por jeta e tyre mund të cënohet nga pasojat.

“Distancimi shoqëror që është i domosdoshëm për të ndaluar Covid-19, do të nxisë një rritje të drejtpërdrejtë në trauma dhe vuajtjet për fëmijët e cenueshëm”, është shprehur aktorja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt ka propozuar një numër të madh masash…