Jonas Hilli e konfirmon bashkëpunimin me Adidas
17 janar 2020
| 11:44
Aktori i njohur Jonah Hill e ka konfirmuar përfundimisht bashkëpunimin e tij me markën e njohur të rrobave “Adidas”.
Aktori i “Wolf of Wall Street” me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram” ka thënë e kjo ka qenë një ëndërr e tij e kamotshme.
“Faleminderit ‘Adidas’ që më besove në idetë e mia dhe i shtyni ato të bëhen edhe më të mira. Kjo është një ëndërr për mua që ta filloj udhëtimin e krijimit me një ekip që e respektoj dhe e dua”, ka shkruar Hilli.