Jonathan Hargreaves emërohet ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë
Jonathan Hargreaves, është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, kështu duke pasuar Nicholas Abottin i cili do transferohet diku tjetër në shërbimin diplomatik.
“Jonathan Hargreaves është emëruar ambasador në Republikën e Kosovës në vend të Nicholas Abbott, i cili do të transferohet në një tjetër shërbimin diplomatik”, thuhet në një njoftim për media të kësaj ambasade.
Sipas njoftimit, Hargreaves do të nis punën në Prishtinë në fillim të vitit 2024, derisa para se ta marrë detyrën e ambasadorit ka qenë Përfaqësues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Sirinë, nga viti 2020 e deri më tani.
Po ashtu nga viti 2017 deri në vitin 2020, ka qenë i angazhuar si zëvendës drejtor në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID), në divizionin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.
Ndërkaq Nicholas Abbott ka shërbyer si ambasador britanik ë Kosovë që nga viti 2019.