Jonida Maliqi do të këndojë në natën e dytë të Eurovizionit
04 prill 2019
| 23:22
Eurovizion ka publikuar renditjen e këngëtarëve dhe datat se kur ata do të ngjiten në skenë për të performuar.
Shqipëria, që këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi, do të prezantohet në natën e dytë që i bie data 16 maj.
Maliqi do të performojë e 14-ta me radhë në skenën në Tel Aviv.
Kënga “Ktheju Tokës” ka marrë kritika pozitive dhe synon që ta rikthejë Shqipërinë në finalen e festivalit të këngës evropiane./ Ksp