Jonuz Salihaj u ofron përkrahje nxënësve
Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, ka realizuar vizitë në institucionin edukativo-arsimor “Shkolla e Gjelbër”, ditë kur ky institucion arsimor ka shënuar Ditën e Efiçencës së Energjisë.
Në të njëjtën kohë, u bë edhe hapja e Ekorimorkios Ekologjike me pajisjet që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e popullatës për ripërtëritjen, kursimin e energjisë, ruajtjen e ambientit e të ngjashme.
Në shënimin e kësaj dite drejtuesit e shkollës në koordinim me mësimdhënësit kish bërë të gjitha përgatitjet e duhura, në mënyrë që puna e tyre e realizuar të prezantohet në mënyrë profesionale.
Në këtë aktivitet nxënësit bashkë me mësimdhënësit e tyre prezantuan pajisjet ekologjike dhe rolin e tyre në mbrojtje të ambientit, duke treguar shkathtësi dhe kompetencë të duhur në këtë segment.
Drejtori i DKA-së, Jonuz Salihaj, ka përgëzuar drejtuesit e shkollës, mësimdhënësit dhe në veçanti nxënësit për shkathtësitë e treguar në demonstrimin e pajisjeve dhe rolin, efektin e tyre në jetën e përditshme.
“Drejtoria e Arsimit do të jetë gjithherë në mbështetjen dhe përkrahjen tuaj drejt zhvillimin të mëtejshëm profesional, duke krijuar kushte dhe mundësi më të mira për zbatimit në praktik të njohurit e arritura”, është shprehur Salihaj.