(Jo)prioritetet e qeverisë, shpëtojnë Serbinë nga presioni ndërkombëtar që ta njohë Kosovën
Shkruan: Hisen Berisha
Kosova Republikë, mbi tre dekada ishte vizioni i lëvizjes që udhëhoqi Jusuf Gervalla dhe kulmoi me veprimet politike të lëvizjes demokratike të udhëhequr nga presidenti Ibrahim Rugova, që nga 2 korriku 1990 e deri në luftën e UÇK për liri.
Ndërkohë që zonja Donika Gervalla përmes kapjes peng në qeverinë Kurti 2, në zoomseancën e KS të OKB-ës, shpërfaqi qëndrime në dëm politik për Kosovën.
Goditja e shtetit me gjuhen që përligjte pritjet e përfaqësisë ruse-serbe në atë forum, duke bërë thirrje për “pajtim me Serbinë” ende pa u arritur objektivat e “platformës” për bisedime të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe as të marrëveshjes së Uashingtonit, që Kosovës i jep subjektivitet ndërkombëtarë, tregon infantilitet intelektual.
Kjo nuk i shërben idealit dhe frymës për të cilën punoi Jusuf Gërvalla dhe në të cilën është rritur dhe edukuar znj. Donika.
Mos shkelni mbi idealin dhe vizionin e Jusuf Gërvallës për Republikën e Kosovës!
Për shkak të devijimit ideologjik anti komunist, anti majtist e anti marksist-leninist, Jususf Gervalla u eliminua nga shërbimet si motra, UDB dhe SIGURIMI, sepse kishte kuptuar se me logjikë staliniste – titiste dhe enveriste, të debatikasve të kuq e revolucionar, nuk çlirohej Kosova. Ai, kërkoj dhe punoj në ndërrimin e kursit të veprimit politik, prandaj edhe u eliminua. Pra, mos u identifiko me këtë ideologji vrastare që ishte damka më e keqe që pllakosi boten dhe shqiptarët në shekullin e kaluar.
Pra, duke qenë peng i votës nga elektorati i LV-ës dhe duke i shërbyer vizionit të lidershipit ku graviton, për “Republikën e tretë”, është larg vizionit që na udhëhoqi që nga Jusuf Gervalla e deri të Ibrahim Rugova e plejada e heronjve të lirisë në krye me Sali Çekun, Adem Jasharin etj. që u sakrifikuan për projektin Kosova shtet i pavarur. Kjo po që është kontribut për rrënimin e sajë.
Hapin e parë e dëshmoi kjo qeveri me tendencën për të rrënuar Forcat e Armatosura të Kosovës si ushtri profesioniste me projektin e shërbimit “të detyrueshëm” ushtarak.
Ajo që dua t’iu përkujtoj pushtetarëve të “republikës së tretë” është fakti se prekja në ushtri do të thotë drejtpërdrejtë rrenim i shtetit, për këtë na shërben model Shqipëria, ku rrënimi i ushtrisë në vitin 1997, pasoj edhe zhbërjen e shtetit atëbotë.
Kurse përfaqësimi në KS të OKB-së, gjuha dhe ajo çfarë u tha atje, megalomania për t’i shpërfaqur “debatikasit” e qeverisë Kurti 2, si “shpëtimtarët me vizion” se si ta luftojnë shtetin e “kapur” nga krimi e korrupsioni (që është realitet), pretendime që i theksojnë edhe Serbia e Rusia, bazua në të cilat kanë deklaruar (…për kotësinë e investimit në një shoqëri dhe vend që s’behën dot shtet funksional…), shto këtu qëndrimin e rezervuar edhe të tetë vendeve anëtare të KS/OKB që se njohin Kosovën, dukshëm e largoi Kosovën dhe pretendimet tona edhe për vite larg pretendimeve integruese, tendencave për rifillimi bisedimesh e jo për përmbylljen e tyre ku e solli marrëveshja e Uashingtonit.
Nuk i shërben diplomacisë kosovare, qasja filozofike e varfër me edukatë nga socializmi administrativ për historinë diplomatike kombëtare dhe botërore, ndërlidhur me raportet me shtetin dhe kombin gjerman, qoftë në kohen e dy luftërave botërore dhe unifikimit territorial të Shqipërisë apo edhe më pastaj gjatë mbështetjes së popullit shqiptarë në të gjitha aspektet, kur po përballej me fatkeqësinë komuniste.
Zaten ishte gjermani ajo që siguroj strehë për të gjithë shqiptarët nacionalist që punuan për realizimin e Republikës së Kosovës shtet i pavarur, përfshi dhe familjen e znj. Gërvalla.
Përndryshe, nuk mund të bëj shkapje një qeveri e institucione që detyrimisht u konsoliduan me votat e atyre që i konsiderojnë “kapës të shtetit”.
Nuk bëhet as me qeveritarë, deputet as administratë të penalizuar si hajdut të parasë publike dhe ryshfetgjinjë, krime ordinere me karakter terrorizmi, personalitete politike që po t’iu referohemi qëndrimeve të ndërsjella tashmë publike, duket se i bashkoi interesi i pushtetit e jo shëtit, siç janë në qeverinë Kurti 2, dhe deputet në kuvendin e Kosovës që i përjashton e kaluara personale dhe ajo familjare apo të atillë që dogjën e vallëzuan duke djegur simbolet shtetërore.
As edhe me përfaqësues politik e këshilltarë, që fokusimin e politikës së Kosovës dhe partnerëve strategjik ndërkombëtarë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, po përpiqen ta shpërqendrojnë në tema që korrespondojnë me tendencat e lidershipeve në Tiranë e Beograd për lojë me territore apo me iniciativat hartografike të Janezit filojugosllav.
As edhe qeveri, ministrat e së cilës po përballën me drejtësinë për akte “terroriste” siç u cilësuan ndaj institucioneve dhe personave zyrtarë. E për të qenë absurditeti më i madh, në rast të një vendimi lirues ndaj deputetëve dhe ministrave të qeverisë në proces gjykimi, do të shtronte pikëpyetje se si ka mundësi që për natyrën e njëjtë të aktakuzës, u gjykua me vendim ndëshkues kryetari i partisë dhe Kryeministri i qeverisë. E po të merret vendim dënues, si mund ta bëjnë organet e gjyqësisë ndaj eprores së tyre, e cila në tërë sjelljen e sajë si ministre ka treguar se përbën kërcënim për prokurorët e gjyqtarët e sistemit të drejtësisë kosovare.
As një qeveri ku ministrja e drejtësisë viziton burgun ku u vranë të burgosur, pa sqaruar nëse po luan rolin e prokurores apo po bën presion mbi gjyqësorin si sektor i ndarë;
As nuk mund të mbrohet demokracia e funksionaliteti institucional duke bërë presion e kërcënuar mediat për fjalën e lirë dhe shpërndarje të informacionit, siç ishte rasti i shkeljes së procedurave të prokurimit, nëse ato (vaksinat) nuk hyjnë në “blerjet e klasifikuara” shtetërore, duke përjashtuar nenin 3, të ligjit mbi prokurimin;
As me kryeministër që kopjon traditën unike serbe, për ushtrim të ndikimit në shtetet fqinje përmes komuniteteve të afërta me përkatësi etnike apo përafri partiake e politike për destabilitet politik, njëjtë siç bën Serbia me komunitetin e vet serb, në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni dhe me theks në Kosovë;
Pos, këtyre heqja nga prioriteti i dialogut për të përmbyllur marrëveshjen finale me Serbinë (sugjerimi edhe i partnerëve ndërkombëtarë përfshi dhe presidentin e ShBA), është edhe një veprim që qeveria e fuqishme në aspektin e votës dhe mundësisë për konsensusin politik si mjet e realizimit të objektivave politike qeverisëse, po ia heqë Serbisë rrezikun që të përballet me presionin ndërkombëtarë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe si e tillë të përballet me një “’97 serbe” nga zhgënjimi i ultanacionalizmit dhe shovenizmit serb me theks të klerit fetar në manastire, që janë doktrinarët dhe propaguesit më ortodoks të armiqësisë dhe urrejtjes nacionale shqiptaro-serbe.
Kjo politikë e proklamuar si jo prioritet qeverisës nga qeveria kosovare, do ia zgjasë fuqinë penguese të Serbisë mbi Kosovën, do të tejzgjas agoninë e Kosovës në përmbylljen e procesit të pavarësimit, por edhe partnerëve ndërkombëtar ta përmbyllin këtë proces negocimi.
Së fundmi, edhe shumë anomali të shpërfaqura tashmë në afër një muaj qeverisje.
Askujt si bën nderë të bahet pjesë e projektit “republika e tretë” si projekt serb për rajonin (me Serbin dhe Kosovën me status “më shumë se autonomi dhe më pak se republikë” – Vojvodinën dhe Shqipërinë), që me perfiditet e lakuat në fjalën tuaj në KS/OKB (që ua kishin përgatitur dhe urdhëruar që ta lexoni apo thoni ashtu siç ua kanë shkruar komiteti qendror i debatikasve), si politikë e pajtimit dhe integrimit si “bashkësi e shteteve” në BE dhe instanca tjera.
Kosova ka rrugën e vet të integrimeve euroatlantike, që bekohet së pari në Uashington e pastaj na hapen dyert për në Evropë.