Jordani thumbon Curryn

23 tetor 2019 | 13:47

Legjenda e NBA-së, Michael Jordan, ka deklaruar se Stephen Curry nuk është ende një lojtar aq i madh sa të hyjë në “Sallonin e Famës” (Hall of Fame).

Në një intervistë për emisionin “Today”, Jordan, 6 tituj kampion në NBA, ka thënë: “Ai është një lojtar i madh, por ende nuk është një basketbollist që të meritojë të hyjë në Hall of Fame. Ende jo”, ka thënë Jordan. Deklaratë që ka befasuar të gjithë, por e thënë nga më i madhi i historisë së basketbollit nuk duket dhe aq. Stephen Curry ka fituar 3 tituj kampionë në NBA me ekipin e Golden State si dhe dy herë ka “rrëmbyer” trofeun MVP.

Ai ka një mesatare prej 23.5 pikësh për ndeshje në gjithë karrierën e tij. “Shpresoj që ai të mos mërzitet nga kjo deklaratë”, ka shtuar Jordan. /Telesport/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekonomia gjermane mund të ketë hyrë në recesion edhe pse…