Jorginho dëshiron të vazhdojë me Chelsean
14 tetor 2022
| 15:58
Mesfushori i Chelseat, Jorginho është duke kërkuar ta zgjasë qëndrimin e tij në “Stamford Bridge” në mesin e disa ofertave të tjera që janë drejt tij.
Agjenti i tij, Joao Santos ka konfirmuar se mesfushori është në bisedime me “Blutë” për të nënshkruar një marrëveshje të re dhe është i etur për të vazhduar në Londër.
Kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2023.
“Ne jemi në qershor. Ne kemi prioritet Chelsean dhe po shkojmë drejt tij”, ka thënë Santosi.
Kujtojmë që Barcelona dhe Juventusi janë duke e monitoruar situatën e italianit.