Jorginho: Dua të qëndroj te Chelsea
22 dhjetor 2022
| 16:57
Jorginho e ka shprehur haptazi dëshirën për të qëndruar te skuadra e Chelseat. Mesfushori nuk dëshiron që ta mendojë largimin dhe, tash kur kanë filluar diskutimet në lidhje me rinovimin e kontratës së tij, “sigurisht që dua të qëndroj, e dua Chelsean.
Puna është se nuk do të mendoj për këtë tani. Më duhet të mendoj për t’i fituar ndeshjet, përndryshe është problem”, ka thënë Jorginho për “Talksport”.