Jorginho favorit për ‘Topin e Artë’
06 korrik 2021
| 16:14
Jorginho është lojtari që po i prin garës për të fituar “Topin e Artë”. Mesfushori i Chelsea që përfaqëson Italinë në “Euro 2020”, ka prodhuar paraqitje të mira në këtë vit.
Jorginho fitoi në edicionin e kaluar Ligën e Kampionëve me Chelsean, duke qenë pjesë e rëndësishme e ekipit.
Mesfushori po shkëlqen edhe te “Azzurët”, derisa gjenden në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Italia po cilësohet aktualisht si favoritë për të fituar trofeun më të madh për përfaqësueses në Kontinentin e Vjetër, e kjo mund t’i jepte shpresa të mëdha Jorginhos për “Topin e Artë”.