Jorginho fton Premier League ta kthejë opsionin për pesë zëvendësimet: Jemi të lodhur
Jorginho është shtuar në listën e atyre që kërkojnë që Premier League të rikthejë sistemin me pesë zëvendësime brenda një ndeshje.
Pesë zëvendësimet propozoheshin në vitin 2020, kur situata me Covid-19 kishte eskaluar dhe lojtarët nuk mund të rrezikonin fizikun e tyre me ngarkesë të madhe.
Situata po shkon ngjashëm edhe këtë vit. Shtuar “Boxing Day”, lojtarët dhe trajnerët kanë vërejtur lodhje dhe kërkojnë të kthehet ky opsion. Nga të fundit që kërkoi një gjë të tillë është Jorginho.
“Është shumë e vështirë, sepse ne nuk kemi kohë të pushojmë. Ne duhet të luajmë çdo tri ditë dhe ne kemi vetëm tri zëvendësime. Është çmenduri, duam të kemi pesë”.
“Sa i përket opinionit tim, është shumë. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë”, ”, ka thënë Jorginho.
Ralf Rangnick ishte ai që nisi thirrjet për Premier League, kurse më vonë u bashkuan edhe emra si Jurgen Klopp e Thomas Tuchel.