Josa, afër largimit nga Prishtina
E ardhmja e Mirel Josës në krye të stolit të Prishtinës, ka nisur të zbehet shumë dhe shkak për këtë janë bërë rezultatet e dobëta të kryeqytetasve si edhe kërkesat e vazhdueshme të tifogrupit “Plisat”. Në kushte të tilla, drejtuesit e Prishtinës kanë nisur të mendojnë seriozisht për njeriun që mund të pasojë Josën në krye të stolit.
“Olle” raporton se presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, ka pasur një takim me trajnerin Gentian Mezani. Tekni9ku vlonjate arriti të bënte histori në vitin e fundit në Kategorinë Superiore, duke kualifikuar Laçin në Ligën e Evropës, pavarësisht se objektiv fillestar i kurbinasve ishte mbijetesa.
Në të kaluarën e tij, Mezani ka drejtuar edhe Flamurtarin, ndërkohë që vazhdon të jetë i lirë që nga largimi si trajner i kurbinasve. Mezani mund të jetë trajneri i radhës nga Shqipëria që do të provojë një aventurë të re në Kosovë, ku vetëm një ditë më parë ishte Shpëtim Duro ai që firmosi me Dritën.