Josa dhe Dallku, optimistë për ndeshjen ndaj Folas
18 korrik 2018
| 19:20
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa dhe kapiteni Armend Dallku janë shfaqur optimist në konferencën për medie para ndeshjes kthyese ndaj Fola Esch, e cila zhvillohet nesër në stadiumin “Adem Jashari.
Josa dhe Dallku kanë kërkuar që skuadra të jetë e përqendruar në maksimum, pasi kundërshtari ka përvojë ndërkombëtare dhe mund të jetë i rrezikshëm në çdo rast.
Ndeshjen Prishtina-Fola do ta drejtojnë katërshja e gjyqtarëve nga Zvicra të prirë nga Urs Schnyder, Jan Kobeli, Efe Kurnazca dhe Alain Bieri. Ndërsa delegat i ndeshjes është danezi, Steen Michael Dahrup. Prishtina nëse arrin të kualifikohet për fazën tjetër, atëherë do të luajë ndaj skuadrës belge, Genk.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Epoka e re”)