Josa e ka besimin e Prishtinës
14 qershor 2019
| 20:38
Mirel Josa e ka besimin e FC Prishtinës. Strategu nga Shqipëria do të vazhdoj t’i prijë skuadrës edhe në edicionin e ri futbollistik.
“E konfirmojmë edhe njëherë dhe për të disatën herë, se FC Prishtina ka kryetrajner edhe për dy vitet e ardhshme. Mirel Josës, FC Prishtina i qëndron prapa deri në përpikëri. Josa vazhdon të ketë besimin e plotë nga të gjithë anëtarët e FC Prishtina. Edhe pse na vije keq që mbase dikush nëpërmjet medieve të ndryshme po provon të trazoj ujë, kryetrajneri Josa dhe futbollistët, me qetësinë optimale janë duke i bërë përgatitjet e duhura në fazën përgatitore në Pejë për ndeshjet e rëndësishme në Europa Ligë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.