
Josa emërohet trajner i Suharekës
14 mars 2025
| 11:07
Trajneri nga Shqipëria, Mirel Josa është emëruar trajneri i skuadrës së Suharekës. Trajneri i njohur është ndarë një ditë më parë me skuadrën e Vëllaznimit, por punën do ta vazhdojë sërish në Kosovë.
Klubi i Suharekës ka ambicie që të kthehet mes atyre që pretendojnë për një vend në Evropë dhe për trofe në të ardhmen.
“FC Suhareka ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Mirel Josa, i cili nga sot merr drejtimin e skuadrës. Me një përvojë të madhe në futbollin shqiptar, Josa pritet të sjellë stabilitet dhe sukses te ekipi ynë”, thuhet në njoftimin e klubit të Suharekës.