Josa fiton gjyqin në FIFA ndaj Prishtinës
18 mars 2021
| 11:51
Trajneri Mirel Josa e ka fituar gjyqin në FIFA pas padisë të ngritur ndaj skuadrës së Prishtinës.
57-vjeçari kishte kontratë trevjeçare me ekipi kryeqytetas të Kosovës, por pas dy vjetësh, përkatësisht në shtator 2019, Josa ishte shkarkuar nga detyra e trajnerit.
Drejtuesit e Prishtinës nuk kishin shlyer detyrimin financiar për periudhën e mbetur të kontratës, teksa FIFA i ka dhënë të drejtë Josës. “Indeksonline” bën të ditur që Prishtina duhet t’ia paguajë 45 mijë euro Josës, 17 mijë euro nga pagat e papaguara dhe pjesa tjetër si dënim nga FIFA për mosrespektim të kontratës.