Josa: Futbolli i Kosovës po përparon
04 shtator 2019
| 18:53
Pasi u shkarkua nga posti i trajnerit në ekipin e Prishtinës, Mirel Josa vendos të rrëfejë të kaluarën e tij, si dhe i hedh një “sy” mbrapa karrierës së tij.
Në një intervistë për “Rtsh”, tekniku kryeqytetas ka treuar për vitin e errët kur edhe Tirana ra nga kategoria, si edhe për punën e tij në Superligën e Kosovës me Prishtinën, derisa me theks të veçantë kathënë se futbolli në Kosovë po përparon më shpejtë sesa ai në Shqipëri.
“Në të dy vendet, ka probleme që lindin në futboll. Në Kosovë, ka një dëshirë më të madhe për të rritur futbollin. Në Kosovë, ka djem shumë të talentuar individualisht. Duket në mënyrë se si Kombëtarja e Kosovës, ka përparuar në këtë periudhë”, ka thënë Josa.