Josa: ‘Lufta’ vazhdon deri në fund
06 mars 2019
| 20:00
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa është ndarë i pakënaqur me barazimin ndaj Feronikelit (1-1), pasi beson se skuadra e tij e ka merituar fitoren.
Trajneri nga Shqipëria, ka thënë se lufta për titull do të vazhdon deri në fund të kampionatit.
“Nuk jam i kënaqur me barazim, por duke parë episodet që solli ndeshja, jam i kënaqur për mënyrën sesi skuadra vrapoi dhe luajti. Jam i kënaqur në përgjithësi me lojën, por jo me rezultatin. Ashtu siç morëm ne karton te kuq, mund të merrte edhe Feronikeli te rasti i Ergyn Ahmetit, pasi portieri ishte komplet jashtë portës. Mendoj se këtu u veprua me dy standarde, jo më qëllim por gabimisht. Megjithatë lufta vazhdon deri në fund”, ka thënë Josa pas ndeshjes.
/Epoka e re/