Josa mendon për ‘Plisat’
Derisa “Plisat” çdo ditë e më shumë po e kërkojnë largimin e tij, trajneri i FC Prishtinës, Mirel Josa, dëshiron t’i kënaqë tifozët.
Por jo me dorëheqje, mirëpo me lojëra sa më të bukur të skuadrës. Sipas trajnerit shqiptar, çdo humbje FC Prishtinës ia vështirëson rrugën drejt titullit, andaj e pranon se humbja e së dielës nga Drita ishte mjaft e kushtueshme për ekipin e tij. Por, kjo nuk do të thotë dorëzim, raporton “Zëri”.
“Normalisht, çdo lënie pikësh të vështirëson garën për titull, por ne do të vazhdojmë rrugën tonë. Duhet t’i bëjmë ‘Plisat’ që të kënaqen me ne. Duhet t’i bëjmë me rezultat që të kënaqen me ne. Çdo skuadër ka pakënaqësi kur nuk fiton, unë kam klub, kam njerëz që më drejtojnë dhe unë gjithashtu drejtoj këta futbollistë”, ka deklaruar Josa.