![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/12/mirel-josa.jpg)
Josa merr drejtimin e Kukësit
25 janar 2021
| 22:15
Klubi i Kukësit ka bërë tashmë zyrtare marrëveshjen e bashkëpunimit për një vit e gjysmë me trajnerin Mirel Josa.
Verilindorët i kanë besuar stolin një trajneri me shumë eksperiencë për vazhdimësinë e kampionatit, ndërsa për Josën kjo është detyra e parë në Superiore pas drejtimit të Prishtinës.
Në njoftimin e tyre, verilindorët kanë sqaruar edhe pozicionin e Rrahman Hallaçit, i cili do të mbajë postin e trajnerit te ekipi U21, por gjithashtu do të jetë edhe ndihmësi i Josës te ekipi i parë.