Josa: Prishtina dhe Drita i shërbyen futbollit të Kosovës
06 korrik 2018
| 14:39
Prishtina ka arritur një fitore jashtëzakonisht të madhe duke mposhtur FC Europan 5-0. Pas kësaj fitore historike, trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka folur për ndeshjen.
“Cilësia e lojës ishte më e mirë, duke marrë parasysh shumë faktorë. Nuk dua të justifikohem për ndeshjen e parë. E kam thënë që niveli i skuadrës duhet të ngritët nga java në javë. Loja e ekipit po përmirësohet nga java në javë. Skuadra ishte në lojën e vet. Ne i shërbyem futbollit të Kosovës, ashtu si edhe Drita”, ka thënë Josa.