Joseph: Kurti duhet të kuptojë dëmin e shkaktuar ndaj interesave të Kosovës nga populizmi
09 shkurt 2024
| 08:13
Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph, e ka komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën pritet të përballen Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.
Në shkrimin e tij, Joseph thekson se kjo seancë duhet të jetë një pikë kthese në politikën e Kosovës.
“Kjo seancë e KS të OKB-së duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Prishtinës”.
“Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave kombëtare të Kosovës nga populizmi i pandërprerë. Tani është koha për të ndryshuar kursin”, ka shkuar Joseph.