![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/11/Edward-Joseph-ekspert-i-ceshtjeve-te-Ballkanit-ne-Universitetin-Johns-Hopkins-720x415-1.jpg)
Joseph me këshilla për Kosovën pas zgjedhjeve: Ju duhet ShBA-ja në krah
12 shkurt 2025
| 13:30
Edward Joseph, profesor amerikan, ka komentuar zgjedhjet në Kosovë, të cilat përfunduan me 9 shkurt.
Në një artikull të Financial Times, ku u kritikua gjuha e kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës, Joseph ka dhënë një opinion, që mund të konsiderohet edhe si këshillë ndaj Kosovës.
“Nëse duan marrëdhënie të mira me ShBA-në, do të duhet të kenë parasysh se çfarë diktojnë interesat strategjike të Kosovës… Ky është një vend i vogël me një fqinj shumë më të madh armiqësor në Serbi, i cili ka mbështetje nga Rusia, Kina dhe madje edhe Irani… Ju duhet ShBA në krah. Është një realitet strategjik”, ka thënë Joseph.