Joseph: Nënshkrimi i Merezhkos për Kosovën afron njohjen e Ukrainës
Një letër e nënshkruar nga kryetarët e Komisioneve parlamentare të Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera por në të cilën iu bashkua edhe Oleksandr Merezhko, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Ukrainës, një vend që s’e ka njohur ende Kosovën shtet, ka ngjallur reagime.
Profesori amerikan nga universiteti “Johns Hopkins”, Edward Joseph, mendon se me këtë akt të Merezhkom, pjesë e partisë së presidentit Zelensky, Ukraina i është afruar njohjes së Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Joseph tha se mes emrave të nënshkruar në këtë letër, më kryesori është nga Ukraina.
Joseph thotë se njohja e Ukrainës do të shërbente edhe për pesëshen e vendeve të Bashkimit Evropian dhe katërshes së NATO-s që nuk e njohin Kosovën të ndryshojnë qëndrim.