![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/Edward-Joseph-ekspert-i-ceshtjeve-te-Ballkanit-ne-Universitetin-Johns-Hopkins-720x415-1.jpg)
Joseph: ShBA-ja po e mbështet autonominë serbe si gur të shenjtë për mbylljen e çështjes së Kosovës
Analisti amerikan i politikës së jashtme, Edward Joseph, ka reaguar ashpër ndaj siç ka thënë ai mbështetjes dhe butësisë që po tregohet ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nga ndërkombëtarët.
Sipas tij, dhënia e asociacionit për serbët e Kosovës, pa avancimin e njohjes së Kosovës nga serbët dhe nga aleanca e plotë e NATO-s, është një propozim zor i arritur.
“Zyrtarët amerikanë mbështesin autonominë serbe si gur të shenjtë për mbylljen e çështjes së Kosovës. Në realitet, dhënia e asociacionit për serbët e Kosovës, pa avancimin e njohjes së Kosovës nga serbët dhe nga aleanca e plotë e NATO-s, është një propozim pothuajse i paarritshëm”, ka shkruar analisti në “Twitter”.
“U.S. officials espouse Serbian autonomy as the holy grail for closing the Kosovo question. In reality, granting the association for Kosovo Serbs, without advancing recognition of Kosovo by Serbs & by the full NATO alliance, is a fraught proposition.” https://t.co/H34hfFL01P…
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) August 17, 2023
Reagimi i tij vjen pas një teksti të publikuar në “Foreign Policy”, ku është thënë se Amerika po krijon kriza në Kosovë.
“Nëse dikush mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, ai është Volodymyr Zelensky. Kërkojini presidentit ukrainas t’u japë rusëve etnikë autonomi dhe Zelensky do të bëjë menjëherë tre pyetje: A do të pranojnë rusishtfolësit që të jetojnë në Ukrainë, jo në Rusi? A do ta njohë Rusia sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës? Dhe a do të na lejojë përfundimisht dhënia e autonomisë të anëtarësohemi në NATO?”, është thënë në hyrjen e këtij teksti.