Joseph takohet me Lajçakun: I palodhur, askush nuk ka qenë më i përkushtuar ndaj detyrës

10 dhjetor 2024 | 15:13

Edward Joseph, profesor në John Hopkins University, është takuar me emisarin evropian të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një shkrim në rrjetin social “X”, Joseph ka thënë se ishte nder i veçantë që të diskutojë me Lajçak, të cilin e ka quajtur “i palodhur”.

“Një nder i veçantë për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel me të palodhurin Miroslav Lajcak, Përfaqësues Special i BE-së”, ka shkruar Joseph, duke shtuar se askush sikurse Lajçaku nuk ka qenë më i përkushtuar ndaj detyrës.

“Faleminderit, Miro, për këto biseda domethënëse gjatë këtyre 4+ viteve të fundit. Askush nuk ka qenë më i përkushtuar ndaj detyrës” , ka shkruar Joseph.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e…