Joshua dhe Duboisi mësojnë datën e rimeçit
15 tetor 2024
| 12:32
Daniel Duboisit dhe Anthony Joshuas do të kenë një revansh dhe data e këtij meçi është zbuluar. Shefi i boksit në Arabi Saudite, Turki Alalshikh, ka thënë se rimeçi për titullin IBF të kategorisë së rëndë pritet të mbahet më 22 shkurt.
Sikurse përballja e parë edhe se rimeçi do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite. Në duelin e parë mes tyre, Dubois e shtangu Joshuan, duke e rrëzuar plotë katër herë, për ta nokautuar pastaj në raundin e pestë. Pas meçit Joshua kishte shprehur dëshirën për rimeç dhe duket se do ta ketë. Dubois ka 22 fitore e dy humbje në boksin profesionist, ndërsa Joshua ka bilanc prej 28 fitoreve e 4 humbjeve.