Joshua: Dua të bëhem një Federer i boksit
30 nëntor 2017
| 15:31
Anthony Joshua dëshiron të bëhet një legjendë e boksit, ashtu siç është Roger Federeri në sportin e tenisit.
28-vjeçari i cili mban titullin e WBA-s, IBF-s dhe IBO-s, shtoi se do ta mirëpriste luftimin me Tyson Furyn, Deonaty Wilderin dhe Joseph Parker. Sa i përket pozitës së tij në boksin botëror, Joshua ka thënë për “Sky Sport”: “Unë e kuptoj tani. Unë dua të arrij gjithçka, por një ditë do t’i humbi të gjitha. Kurrë nuk kam luajtur një rol. Unë shikoj sytë e Mohammed Aliut, i cili u bë ikonë e sportit. Dua ta vulos shenjën time dhe të bëhem një Federer i boksit. Unë dua të jem si Messi, Ronaldo”, ka thënë Joshua.