Joshua e mbështet Furyn: Besoji instinktit tënd
Anthony Joshua e ka mbështetur vendimin e Tyson Furyt për ta zëvendësuar trajnerin e vet, duke thënë se rivali i tij duhet patjetër t’i besojë instinktit të vet.
Joshua mbeti i përkushtuar me besimin për të vazhduar me trajnerin Rob McCracken, por Fury zgjodhi t’i ndajë rrugët me trajnerin Ben Davison dhe e zëvendësoi atë me Sugarhill Steward.
Fury barazoi në meçin e parë me Deontay Wilder nën udhëheqjen e Davisonit, por tani do të përgatitet për rimeçin e shkurtit për WBC me trajnerin e ri Steward. Joshua vendosi ta mbajë trajnerin McCracken edhe pasi humbi ndaj Andy Ruiz Jr dhe besimi në të iu shpagua pasi e mundi boksierin meksikan në rimeçin e këtij muaji. Por duke folur për vendimin e Furyt, Joshua tha për Sky Sports: “Fury duhet ta bëjë atë që është e drejtë për të. Suksesi i Tysonit është suksesi i Benit. Nëse Fury ndien se kjo është gjëja e duhur për të, atëherë ai duhet t’i besojë instinktit të tij. Edhe unë duhet t’i besoj instinktit tim”.