Joshua, Furyt: Do të t’i thyej turinjtë

28 gusht 2020 | 11:43

Anthony Joshua e ka paralajmëruar bashkatdhetarin e vet, Tyson Fury, se do ta mposhtë me nokaut brenda gjashtë raundeve në përballjen e tyre për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë. Rivalët britanikë kanë rënë në ujdi për kushtet financiare të dy meçeve mes vete në të ardhmen. Por para se të arrijnë këtu, të dy, edhe Joshua edhe Fury duhet t’i fitojnë meçet e veta përkatëse kundër Kubrat Pulev dhe Deontay Wilder. Nëse e kalojnë këtë pengesë, atëherë Joshua dhe Fury do të luftojnë për titullin e boksierit më të mirë në botë në kategorinë e rëndë.

“Kam shumë respekt për të, sepse është njeri i mirë familjar dhe boksier i mirë por, në anën tjetër, dua t’ia thyej turinjtë”, ka thënë Joshua.

Ai parashikoi se do ta nokautojë Furyn brenda gjashtë raundeve të para. “E di se do ta nokautoj në gjashtë raundet e para. Unë kam pasur karrierë më të shkurtër se ai, prandaj jam më i freskët”, ka shtuar ai. Fury do të duhet ta mbrojë titullin në WBC kundër Wilderit në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2021.

Joshua, ndërkohë, do të përballet me Pulevin dhe shpreson në luftë me Fury pastaj. Joshua është kampion aktual në WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Japonisë, Shinzo Abe do të japë dorëheqje për shkak…