Joshua: Ja kush e fiton revanshin mes Furyt dhe Wilderit
Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, ka folur sot në lidhje me duelin e dytë mes Deontay Wilder dhe Tyron Fury.
Kjo sfidë mes dy boksierëve të pamposhtur do të zhvillohet më 22 shkurt në Las Vegas. Sfida është një revansh për Fury, pas barazimit në duelin e parë mes tyre, në dhjetor te 2018-s. Wilder në këtë sfidë do ta mbrojë titullin kampion bote në peshën e rëndë, në kategorinë WBC.
“Unë besoj se Fury do ta fitojë këtë sfidë, më duket një njeri i ri, i rilindur. Fury ka zhvilluar disa duele të qeta kohët e fundit dhe është gati për këtë përballje. Tani ai e di se si ta mundë Wilderin. Ndërsa amerikani e ka kuptuar se ndaj Furyt nuk do të mjaftojë vetëm një grusht, siç ndodhi ndaj Ortizit. Tyson Fury është një boksier shumë i mirë dhe për këtë duel është më i qetë psikologjikisht se Wilderi. Nëse kjo sfidë shkon me 12 raunde, besoj se Fury do të fitojë këtë herë”, ka deklaruar Joshua.