Joshua ‘kërcënon’ Wilderin dhe Furyn
08 maj 2019
| 14:10
Boksieri britanik Anthony Joshua ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për dy kundërshtarët kryesorë Deontay Wilder dhe Tyson Fury.
Dyshja e lartpërmendur u ndeshën mes vete në dhjetor dhe fituesi i atij meçi paramendohej të takohej me Joshuan, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Të dy e refuzuan kategorikisht meçin me të, por 29-vjeçari ka thënë se do të jetë e vështirë për ta sado që do ta zgjasin ditën e përballjes me të.
“Sa më shumë të zgjasin meçin Wilder dhe Fury, aq më e vështirë do të jetë”, ka thënë Joshua, i cili do të përballet më 1 qershor me Andy Ruiz Jr në Nju Jork, pasi kundërshtari paraprak doli pozitiv në testet doping.