Joshua mbron titujt më 22 shtator

17 korrik 2018 | 11:17

Dy sfidat e fundit Joshua i ka zhvilluar në Kardif, por dy duelet e radhës i ka planifikuar në Londër.

“Mezi po pres të rikthehem sërish në ring. Më duket sikur ka kaluar një kohë shumë e gjatë nga muaji mars, kur zhvillova duelin e fundit”, tha Joshua, që duke folur për rivalin rus shton: “Povetkin është një sfidant shumë i rrezikshëm, ndaj po përgatitem seriozisht dhe me shumë kujdes. Ai ka një përvojë të madhe në ring dhe nënvlerësimi do të ishte një gabim i madh nga ana ime”, ka thënë Anthony Joshua. “Nuk e kam ndërprerë stërvitjen në 10 javët e fundit, por 10 javët në vazhdim do të jenë edhe më intensive për mua, si në anën fizike ashtu dhe atë psikologjike. Dua të jem në formën optimale më 22 shtator, për të mos zhgënjyer fansat që do të më ndjekin në stadium”, u shpreh Joshua.

Rusi Povetkin është një rival i fortë, që në duelin e fundit ka mundur me “KO” David Price, në të njëjtën ditë që Joshua mundi Parker dhe i mori titullin kampion. “Kjo sfidë është një mundësi e artë për mua. Kam kohë që e pres këtë çast, ndaj nuk do të zhgënjej”, ka deklaruar Povetkin.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE) duke u bazuar në raportin…