Joshua mbron titujt ndaj Pulevit
22 janar 2020
| 14:03
Anthony Joshua dhe menaxheri i tij Eddie Hearn kanë arritur marrëveshjen që boksieri britanik të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë ndaj bullgarit Kubrat Pulev. Ky i fundit është i mandatuar nga IBF.
Dy boksierët kanë afat deri më 31 janar për të arritur një marrëveshje, por duket se palët e kanë zgjidhur më herët këtë ngërç. Pulev, 38-vjeçar, nuk konsiderohet një rival i vështirë për Joshuan.
“Ne jemi shumë pranë marrëveshjes dhe tani jemi duke kërkuar për një vend se ku do ta zhvillojmë këtë sfidë”, u shpreh Eddie Hearn. Gjasat janë që kjo përballje të zhvillohet në Britaninë e Madhe edhe pse nuk pritet të ketë shumë sukses, duke qenë se konsiderohet një sfidë e lehtë për britanikun.