
Joshua mposhti Parkerin
01 prill 2018
| 01:13
Britaniku Anthoni Joshua vazhdon të jetë kampioni i padiskutueshëm në botë në kategorinë e rëndë në boks.
Joshua e ka fituar meçin e boksit kundër Joseph Parker të shtunën pas mesnate në Cardiff të Uellsit, duke e shtuar edhe një brez atë WBO.
Joshua fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 rundeve të plota.
Joshua është kampion aktual në versionet WBA, IBF dhe IBO, sonte e fitoi edhe brezin WBO, duke ia rrëmbyer Parkerit.