Joshua mund të tërhiqet pas duelit me Ruizin

27 shtator 2019 | 17:08

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i njohur i boksit, u shpreh se ka gjasa që Anthony Joshua të tërhiqet nga sporti pas revanshit që britaniku do të zhvillojë më 7 dhjetor ndaj meksikanit Andy Ruiz Jr.

Kjo sfidë e dytë mes dy boksierëve të peshës së rëndë do të zhvillohet në Abu Dhabi, me Joshua që synon të rimarrë titujt kampionë bote që humbi më 1 qershor, në duelin e parë në Nju Jork.

“Joshua është fokusuar tek kjo sfidë e dytë dhe për të ekziston vetëm fjala fitore. Nëse Joshua do të fitojë, unë nuk e di se cila mund të jetë e ardhmja e tij. Ndoshta edhe vendos të tërhiqet nga sporti. Gjithsesi, për momentin Joshua është përqendruar te sfida e 7 dhjetorit dhe unë jam përkrah tij. Fjala tërheqje është vetëm një vegim për momentin”, ka thënë Eddie Hearn.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia FJALA ka vazhduar fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6…