Joshua ofron “çekun e bardhë” për ta bindur Wilderin

19 dhjetor 2018 | 11:03

Anthony Joshua deklaroi se është gati të bëjë gjithçka në mënyrë që të duelojë ndaj Deontay Wilderit (40 fitore dhe 1 barazim) më 13 prill në “Wembley”, në një duel që do të unifikonte në një boksier të vetëm titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Wilderi mban titullin e kategorisë WBC në këtë Divizion, i vetmi që i mungon Joshuas, që mban titujt e kategorisë IBF, IBO, WBA dhe WBO. “Wilderi është i detyruar të marrë një vendim për të ardhmen, nëse do të duelojë me mua apo dëshiron revanshin. Topi është në fushën e tij, edhe pse e di që ai preferon revanshin me Furyn. Nëse ai zgjedh revanshin unë do t’i shoh alternativat e tjera”, u shpreh Anthony Joshua, 22 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij.

Më tej, boksieri britanik ka deklaruar: “Unë e pres të vijë në “Wembley” më 13 prill dhe të arrijmë sa më shpejt marrëveshjen. Jam gati ta paguaj sa ai dëshiron, shumë më tepër nga sa ka fituar deri më tani në karrierën e tij. Do t’i jap shansin të duelojë për t’i fituar edhe katër titujt kampionë bote që kam unë, nëse arrin t’i fitojë”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Z Mobile Prishtina të mërkurën është nikoqire e ekipit Szolnoki…