Joshua paralajmëron Usykun: Revanshi do të jetë një luftë mes nesh
27 tetor 2021
| 15:25
Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se revanshi i pranverës së ardhshme mes tij dhe ukrainasit Oleksandr Usyk, do të jetë një luftë e vërtetë.
Ai kërkon të hakmerret për humbjen e pësuar një muaj më parë, ku dorëzoi edhe titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Joshua bëri një paraqitje të dobët në sfidën e 25 shtatorit, ku u mund me vendim unanim të gjyqtarëve.
“Kjo ishte humbja e fundit në karrierën time. Mjaft më duke qenë i butë në ring me rivalët. Usyk do të përfundojë në tapet në sfidën e radhës, pasi ky revansh do të jetë një luftë e vërtetë”, ka thënë Joshua. /Telesport/