Joshua pas Franklin synon luftën me Furyn: Bota e boksit ka nevojë për këtë

02 prill 2023 | 17:44

Anthony Joshua thotë se një betejë për titullin e Kampionit të botës me Tyson Furyn është lufta që i nevojitet botës së boksit tani.

Boksieri britanik mori fitoren e tij të parë që nga viti 2020 duke e mposhtur Jermaine Franklin me një vendim unanim të jurisë në ‘O2 Arena’, në Londër të shtunën.

Duke folur pas meçit, ai dhe promotori Eddie Hearn ishin të prirur për të organizuar një luftë me Fury, me pikat e marrëveshjes të rënë dakord tashmë nga takimi i tyre i dështuar në dhjetorin e kaluar, përcjellë lajmi.net.

33-vjeçari tha: “Nëse mundësia do të paraqitej, dhe trajneri dhe skuadra do të ishin pro, kjo është një mundësi e mirë, unë do ta shfrytëzoja rastin dhe do ta kapja me të dyja duart. Bota e boksit ka nevojë për këtë”.

Nëse dyshja do të takohej në të ardhmen në ring, ka të ngjarë të jetë lufta më e madhe e boksit ndonjëherë në tokën britanike.

Kujtojmë që AJ u rikthye te fitorja pas dy humbjeve të njëpasnjëshme nga Oleksandr Usyk.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marshi i thirrur sot nga “Liria ka Emër” e që…