Joshua: Po ia rinisi nga e para për t’u rikthyer në majë

10 shkurt 2023 | 14:03

Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të rikthehet në ring më 1 prill të këtij viti.

Në stadiumin “O2 Arena” të Londrës, ai do të përballet me amerikanin Jermaine Franklin. Dy boksierët kanë dalë “ballë për ballë” në takimin e parë, për të promovuar sfidën, që është vendimtare për të dy. Për Joshua kjo sfidë ka shumë rëndësi, pasi synon të rikthehet te fitorja pas dy humbjeve ndaj Oleksandr Usyk.

“Nuk jam aspak i shkatërruar nga lufta dhe dy humbjet me Usyk. Jam ende i ri dhe i freskët, gati për të dueluar. Jermaine është një rival i fortë. Unë gjithnjë i kam respektuar rivalët e mi”, u shpreh Joshua.

“Franklin po vjen për të dueluar me një ish-kampion bote, ndaj jam me këmbë në tokë. Gjatë gjithë karrierës time, kjo është ndoshta periudha më serioze që po kaloj. Gjithçka që kam kaluar, pozitive apo negative, po e përdor si motivim gjatë kësaj Periudhe. Unë jam një person serioz që stërvitem dhe dueloj për të fituar, nuk jam aty për asgjë tjetër. Kam ulur kokën për t’u përgatitur për një luftë. Mund të rikthehem sërish në majë, jam i motivuar për të realizuar këtë gjë. Mund t’ia rinis nga e para dhe të rikthehem në majë. Kjo më motivin”, ka shtuar Joshua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Herë pas here në shtëpinë e “Big Brother VIP2” është…